Dafina Zeqiri, e lidhur me djalin e dajës?
Një tjetër thashetheme po qarkullon ne terrenin e showbizit kosovar. Duket se viti qe sapo po mbyllet nuk mund te kaloje edhe pa nje tjeter thashetheme për yllin e showbizit kosovar Dafina Zeqir: Dafina ne lidhje dashurie me Pëllumbin, anëtarin e bendit te saj.Po sa e vërtetë është kjo? Sigurisht qe përgjigjën me te sakte do ta marrim nga vete artistja: “Pëllumbin e kam djalin e dajës, është pjese e ekipit tim, dhe me treguan qe nje gazete kishte shkruar qe jam ne një lidhje me te.
Këto janë thashetheme shume absurde për mua. Nuk i marr shume seriozisht këto shkrime, sepse e di qe për ta kjo është buke, është puna e tyre, plus qe thashethemet janë pjese e karrierës, pjese e kësaj bote. Vetëm ndonjëherë mund te ndodhe qe e teprojnë, po nuk i jap rëndësi…”./standardi.info