Daçiq: Serbët në veri – të veçantë nga pjesët tjera në Kosovë
Negociatorët e Beogradit e të Prishtinës, me ndërmjetësim të BE – së, në vitin 2013, tani është krejtësisht e sigurt, nga faza teknike e dialogut do të kalojnë në fazën politike e sipas paralajmërimeve të kreut shtetëror serb, tema e parë do të jetë tejkalimi i paralelizmit të institucioneve në veri.
Disa analistë, njofton Tanjug, parashohin se gjatë gjysmës së parë të këtij viti në tryezë mund të gjendet edhe ndonjë trajtë e marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh.
Kryeministri serb Ivica Daçiq sqaron se gjatë gjysmës së parë të këtij viti në dialog do të përfshihet “çështja e paralelizmit të institucioneve në veri të Kosovës.
“Është kristalizuar se duhet shikuar që të zgjidhet çështja e paralelizmit të institucioneve dhe që serbët në veri të jenë diçka e veçantë në krahasim me pjesët tjera në Kosovë dhe ne duhet të jemi të gatshëm për negociata në këtë temë. Për të gjitha që do të flasim këto ditë, është një pikëpamje se si e gjithë kjo mund të funksionojë në kushtet kur ajo është një zgjidhje e përkohshme”, ka sqaruar Daçiq.
Kjo temë, ka paralajmëruar Daçiq do të hapet gjatë takimit të tij me Hashim Thaçin e Catherin Ashtonin më 17 janar, transmeton koha.
Edhe drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq thotë se gjashtëmujori i parë është vendimtar për negociatat që do mbaronin me një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh e jo edhe për njohje të Kosovës.
Zgjidhje të përshpejtuar të problemeve pret edhe ish –ambasadori serb në Berlin Ognjen Pribiçeviq.
Sonja Liht, aktiviste për mbrojtje të të drejtave të njeriut, mendon se zgjidhja e problemeve është në interes të Serbisë e jo vetëm të Kosovës e serbëve në veri. /Indeksonline/