Aksident zinxhiror trafiku, pa viktima
Në autostradën Pejë-Prishtinë, konkretisht, afër pompës së benzinit “Al Petroll” ka ndodhur një aksident zinxhiror trafiku, ku janë të përfshira afërsisht shtatë-tetë automjete. Sipas gjendjes në terren nuk bëhet fjalë me pasoja fatale në njerëz, por vetëm për dëme materiale.
Njësitë të policisë rrugore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka deklaruar se nga ky aksident nuk ka asnjë të vdekur.
Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 14 aksidente me lëndime, 25 aksidente pa të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 238 tiketa për mos respektim të rregullave në komunikacion.