10 milionë euro i dalin nga xhepi për lobim
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli vlerëson se diplomacia e Kosovës në vitin 2012, ka qenë mjaft e suksesshme në prurjen e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.
Pacolli duke folur për vështirësitë që ka pasur në lobim, ka deklaruar se vetëm vendet afrikane i ka vizituar 16 herë, raporton RTK.
Sipas burimeve të këtij televizioni, Pacolli nga xhepi i vet ka harxhuar 10 million euro për lobim. Ndëkaq shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxha i cli po ashtu ka qenë në ofanzivë të lobimit, nuk ka dhënë detaje për shpenzimet që janë bërë.
Ndryshe Kosovën deri më tash e kanë njohur 97 vende që nga shpallja e pavarësisë./Dukagjini/