Kalo te lënda

Zelanda e Re feston e para 2013

zelande2-590x350Zelanda e Re po feston ndërrimin e viteve. Okland, Suva, Uillington dhe Nukualofa janë vendet që festojnë mbërritjen e vitit 2013.

Në Okland, qyteti më i madh dhe i populluar, janë mbledhur mijëra vetë për të ndjekur spektaklin e fishekzjarreve që nis nga Skaj Taur dhe Ura e Uejtematas.

Kjo është festa më e madhe për neozelandezët. Nuk është vetëm një ditë festimesh.

Vendi feston për tre ditë me radhë dhe shumë njerëz e turistë marrin pjesë në festivale apo festa të ndryshme.

Lini një koment