Tryeza e Vitit të Ri
Ngjyra e kuqe dhe e artë janë pjesë e traditës se festave të fundvitit – mirëpo përse mos të eksperimentoni edhe me ngjyra të tjera. Në fakt ju mund të krijoni një stil tuajin për dekorimin e tryezës me rastin e festës së vitit të ri.
Që të sillni më shumë elegancë në tryezën tuaj, provoni ngjyrat që janë në trend për këtë vit, siç është ngjyra vjollce, e kuqe, portokalli apo roze.
Ndërsa ata që nuk dëshirojnë t’i largohen traditës, dhe dëshirojnë që patjetër në kombinim të jenë ngjyra e kuqe dhe e gjelbër – atëherë, një kombinim i tillë mund të arrihet si në foto.
Mirëpo, nëse ju pëlqejnë ngjyrat neutrale, atëherë mund të provoni dekorimin bardhë e zi – mbulesën e zezë ndërsa pjatat e bardha do të jetë një tryeze shumë bashkëkohore.
Nëse dëshironi më shumë shkëlqim, atëherë një kombinim shumë ekstravagant do të ishte ngjyra e artë me të zezën. /Dukgjini.com
