Tribunali i Hagës mbyll zyrat në Kosovë
Në linjë me strategjinë përmbyllëse të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Tribunali ka mbyll sot zyrat në Prishtinë dhe Zagreb. Zyrat e këtij institucioni ndërkombëtar do të mbesin të hapura në Beograd dhe Sarajevë për t’i dhënë mbështetje punës së Tribunalit edhe më tutje.
Kryegjyqtari i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Theodor Meron, ka komplimentuar punën e stafit të zyreve në Prishtinë dhe Zagreb.
“Jam shumë falenderues për stafin e të dy zyreve që kanë shërbyer gjatë këtyre viteve në mënyrën më të devotshme duke dhënë mbështetje esenciale për punën e Tribunalit” – ka thënë Meron.