Kalo te lënda

Tradita të veçanta për festimin e Vitit të Ri!

Uten navnSonte në darkë, miliona njerëz nëpër botë do hapin shishet e shampanjës për të festuar vitin e ri qe do të vijeë Ja disa tradita te veçanta.
Sonte ne darkë, miliona njerëz nëpër botë do të hapin shishet e shampanjës për të festuar vitin e ri qe do të vije. Spanjollët hanë disa kokrra rrushi, Danezet hidhen me këmbët e lidhura ne vitin qe do të vijë, etj. Ja cilat janë disa nga traditat per të festuar.

Festimi i Vitit te Ri ka traditat e veta, që nga ato me klasiket e deri më të veçantat. Për disa, kjo festë simbolizon mbledhjen me miqtë duke pritur lindjen e diellit, por për disa të tjerë data 31 festohet ndryshe.

Në Danimarkë, njerëzit ngjiten mbi karrige dhe hidhen që atje të gjithë përnjëherësh në mesnatë, duke bërë zhurmë në mënyrë që të largojnë fatin e keq.

Spanjollët hanë 12 kokrra rrushi gjatë mesnatës për një vit të mbarë. Secila kokërr simbolizon një muaj të vitit te ri.

Në Filipine, Viti i Ri festohet me një praktike te veëante. Derdhet plum i shkrire në uje të ftohtë dhe sipas formës që merr metali i ftohur, viti do jetë i mirë ose i keq.

Sipas historianëve, Viti i Ri eshte festuar qe prej mijëra vitesh. Edhe para lindjes së Krishtit, romakët kishin traditën e tyre.
Dita e Vitit te Ri ishte një ditë për të luajtur, për të ngrëne e për të pirë. Është pikërisht në vitin 46 para Krishtit që Jul Cezari ka futur kalendarin e ri sipas të cilit data 1 janar ishte fillimi i Vitit të Ri.

Lini një koment