Kosovo.com në shitje për 195 mijë $
Po të hysh në Google dhe të shkruash fjalën Kosova, i tërë matariali që do të paraqitet është propaganda e keqe e serbëve për Kosovën. Aty paraqiten kishat e djegura dhe “vuajtjet e serbëve”, duke i dhënë kështu një hije të keqe Kosovës në mediat botërore.
Vendi ynë ndërkombtarisht njihet me emrin Kosovo, andaj po ta shkruash Kosovo në makinën e kërkimit elektronik, ndër rezultatet e para që shfaqet është domain, Kosovo.com.
Çmimi prej 195 mijë dollarëve për domainin Kosovo.com vështirë se mund të përballohet nga ndonjë qytetar i Kosovës. Ky çmim do të përballohej vetëm Qeveria e Kosovës dhe kompanitë e mëdha të vendit.
Por, Ministri i Administrates Publike, Mahir Yagcilar i cili ka nën kontroll edhe departamentin e teknologjisë informative, thotë se nuk kanë informacione për shitjen e këtij domain./