Kalo te lënda

Jahjaga takon Thaçin

f_1231112726700_mPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë mirëpritur fillimin e punës së kontrollit të menaxhimit të kufirit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë.

Në kumtesën e Presidencës thuhet se Jahjaga dhe Thaçi bashkëbiseduan për punën dhe aktivitetet që i zhvilluan gjatë këtij viti, për të arriturat e Kosovës në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe për aktivitetet, bashkëveprimin dhe koordinimin institucional gjatë vitit 2013.

“Presidentja dhe Kryeministri e mirëpritën fillimin e punës së kontrollit të menaxhimit të kufirit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, duke e konsideruar këtë një sukses të përbashkët dhe një zbatim të standardit evropian, në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe që ndihmon vendet e rajonit në rrugën e integrimeve evropiane dhe që forcon paqen e stabilitetin”, thuhet në kumtesë.

Lini një koment