Kalo te lënda

Hajdutët vrasin të zotin e shtëpisë, plagosin vëllain, vritet edhe grabitësi

largea_maska1356946888Dy vetë u vranë dhe një u plagos si pasojë e përleshjes midis zotit të shtëpisë dhe dy hajdutëve. Ngjarja ka ndodhur orëve të para të së hënës në Hot të Ri të Shkodrës.
Sipas informacionit të policisë së Shkodrës, njeri nga të vrarët Ardian Dedë Kola 42 vjeç nga Vau i Dejës, i shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, për grabitje dhe vjedhje, është autori i vrasjes së Zef Kol Marku 53 vjeç nga Hoti I Ri. .
I plagosur ka mbetur vëllai i Markut, Gjon Kol Marku 50 vjeç, I cili është përfshirë në përballje me hajdutët pasi ka dëgjuar të shtënat e para të armëve.
Nga hetimet e deritanishme mësohet Zef Marku pasi ka dëgjuar zhurmë në magazinën e tij pranë shtëpisë, ka marrë një lopate dhe kur ka pikas hajdutët u është vënë pas. Po ata sapo kanë parë të zotin e shtëpisë e kanë qëlluar me plumba në këmbë, ku për shkak të gjakderdhjes humbi jetën ne spital.
Ne ndjekje te hajduteve ka vazhduar vëllai i viktimës se pare, Gjon Marku, i cili ne përleshje e siper me ta mbetiiI plagosur, ndërsa mbeti i rare duke hipur ne nje pale shkalle, njeri nga hajdutet Ardjan Kola. Policia e Shkodrës po heton për zbardhjen e plote te ngjarjes, ndërsa po kërkohet hajduti i dyte, identiteti i te cilit nuk është bere ende i ditur. Policia ka gjetur ne vendin e ngjarjes një thes me mish te thare, i cili ishte lenë ne hyrje te magazinës.(botasot/

Lini një koment