Kalo te lënda

Gjuetarët kërcënojnë rojën e pyllit

Uten navnRaportohet se një grup prej 7-8 personave të armatosur me armë gjuetie, derisa ndodheshin në malin e Fshatit Lubizhdë e Hasit në Prizren, kanë hasur në rojën e pyllit, i cili i ka paralajmëruar se ndalohet gjuetia në këtë kohë.

Gjuetarët kanë kërcënuar rojën e pyllit madje kanë gjuajtur edhe me armë. Lidhur me rastin, për shkak të terrenit të vështirë malor, policia nuk ka hasur në të dyshuarit, mirëpo në këtë rast janë konfiskuar tri vetura pronë e gjuetarëve.

Policia është duke u marrë me hetimin e rastit./Indeksonline/

Lini një koment