Kalo te lënda

Fotografi të guximshme pranë vatrës së vullkanit!!!

Uten navnFotografi i njohur edhe si “Njeriu i vullkanit”, tepër i apasionuar pas profesionit të tij ka rrezikuar jetën për realizimin e imazheve të jashtëzakonshme pranë vatrës së vullkanit.

Qëndron shumë pranë zonës së rrezikshme ndërkohë që kolegë të tij kanë humbur jetën pasi janë djegur nga llava tepër e nxehtë, raporton noa.

Fotografi G. Brad Lewis, vlerëson se realizimi i fotografive pranë vatrës së vullkanit është një bukuri magjepse.
Temperaturat janë tepër të larta dhe në këtë moment lëkura e ekspozuar mund të digjet, por këto imazhe janë me të vërtetë të bukura”, shprehet ai.

56-vjeçari ka realizuar fotografi pranë vullkanit “Kilauea”, një ndër vullkanët më aktivë gjatë 20-viteve të fundit, që gjendet në Havai.

“Jam gjithnjë vetëm pranë vullkanit, por mendoj se do të ishte mirë të shoqërohesha nga disa njerëz të tjerë. Gjithnjë jam i mbrojtur dhe mbaj veshur helmet dhe doreza”, tregon fotografi.

Lini një koment