Festa me granata
Një granatë dore është hedhur mbrëmë nga persona të panjohur në udhëkryqin e Komoranit. Ajo për fat nuk ka eksploduar.
Policia bënë të ditur se rastin e ka paraqitur një kalimtar, mirëpo motivet e hedhjes së bombës ende nuk dihen.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit, derisa në vendngjarje ka ardhur njësiti për dominim i FSK-së i cili ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë shpërthyes.
Policia është duke u marre me hetimin e rastit. Deri tani nuk është raportuar për persona të dyshuar./Indeksonline/