Dr. Lenjani: Kujdes gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë bërë të gjitha përgatitjet për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për shërbimet emergjente. Drejtori i kësaj Qendre Basri Lenjani, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të festojnë me dinjitet dhe të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit te mjeteve piroteknike.
Askush nuk dëshiron që në natën e ndërrimit të moteve të përsëritet viti 2010 kur në Qendrën Emergjente si pasojë e mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit u lënduan më shumë se 120 persona, thotë Basri Lenajani, drejtor i Qendrës Emergjente:
“Do të apelojmë te të gjithë qytetarët e Kosovës që gjatë shkrepjes se mjeteve piroteknike të jenë të kujdesshëm, meqenëse nuk janë të vetëdijshëm për lëndimet të cilat mund të jenë me pasoja të paparashikueshme dhe nuk dëshirojmë të përsëritet viti 2010 ku mbi 120 raste kanë marrë lëndime serioze”.
Ekipi mjekësorë është në gjendje gatishmërie 24 orë, u shpreh Lenijani.
Lenjani, u bën thirrje të gjithë prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike në ndërrimin e moteve.