Dizel-milionerët
Mbi 433 milionë litra naftë dhe benzinë janë importuar në Kosovë, gjatë vitit 2012, për të cilat në emër të taksave kufitare janë paguar mbi 225 milionë euro.
Në krye të listës së importuesve më të mëdhenj të naftës dhe derivative të saj është kompania “Hip Petrol”. Pas saj radhiten kompanitë “Mamidoil Kosovo”, “Al Petrol”, etj.
Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” se gjatë vitit 2012 janë importuar 86.1 milionë litra benzinë, nga të cilat Dogana ka grumbulluar rreth 47 milionë euro në emër të akcizës dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar(TVSH).
Akciza në një litër benzinë është 0.385 euro plus TVSH-ja 16 për qind, derisa dogana nuk paguhet.
Më së shumti benzinë kompanitë kosovare kanë importuar nga Maqedonia, përkatësisht 47 milionë litra, 27 milionë litra prej Italisë, 8.3 milionë litra nga Greqia.
Sipas Stavilecit, gjatë këtij viti po ashtu janë importuar 347 milionë litra naftë, ku vetëm nga Italia janë importuar 128.6 milionë litra, 126.8 milionë litra nga Maqedonia, 66 milionë litra nga Greqia etj.
Nga importi i naftës, Dogana ka grumbulluar 178.7 milionë euro, në emër të akcizës dhe TVSH-së. Akciza për një litër naftë është 0.36 euro plus TVSH 16%.
Financojnë partitë politike
Ibrahim Bucaliu, pronar i kompanisë “Hib Petrol”, e cila është importuesja më e madhe e naftës dhe e benzinës në Kosovë, thotë për “Zërin” se deri në fund të këtij muaji, përkatësisht për një vit, planifikon t’i importojë 84 milionë litra naftë dhe benzinë.
Sipas tij, shpenzimet e derivateve të naftës në Kosovë, janë në rritje e sipër nga viti në vit, ndonëse pranon se në vendet tjera ka rënie të shpenzimeve të tilla për shkak të krizës financiare…. (shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Gazetës “Zëri”)