Kalo te lënda

Berisha uron shqiptarët: Viti 2013, vit i bekuar për shqiptarët

Uten navnNë prag të ndërrimit të viteve, kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët më shumë lumturi dhe mbarësi për Vitin e Ri 2013“>2013. Në mesazhin e tij, kryeministriBerisha shprehet se viti 2012 ishte viti i flamurit dhe krenarisë sonë.

“Në këto pak çaste para ndërrimit të viteve dëshiroj të gjendem pranë jush, të ndaj me ketë mesazh, sëbashku me ju, gëzimin e vitit që presim, të uroj për ju, njerëzit tuaj më të dashur, një vit të ri plot shëndet, mbarësi, lumturi, gëzim, suksese. Uroj që viti 2013“>2013të jetë viti i realizimit të aspiratave dhe ëndrrave tuaja më të bukura.” shprehet ne mesazhin e tij Berisha i cili paraqet edhe nje analizë të ngjarjeve të cilat shoqëruan Shqipërinë gjatë këtij viti.

Viti 2012 ishte viti i flamurit tonë, ishte viti i krenarisë sonë, viti i 100 vjetorit të pavarësisë. Viti, të cilin ne patëm fatin ta përjetojmë. Në këtë vit, ne, më të bashkuar se kurë, më krenarë se kurrë për flamurin tonë, nderuam qindra e mijëra vajza e djem, burra e gra, të cilët gjatë 100 viteve ranë për t’u bërë të pavdekshëm, që shqiptarët të jenë kudo të lirë. Kremtuam 100 vjetorin më tëbashkuar se kurrë njëri me tjetrin.28 nëntori do të mbetet në memorien tonë kombëtare jo vetëm si dita e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, por si dita e lëvizjes më të fuqishme mbarëpopullore, paqësore, mbarëkombëtare të bashkimit të kombit shqiptar. Kurrë ndonjëherë në histori, shqiptarët nuk janë ndjerë më pranë njëri-tjetrit, më të bashkuar se më 28 nëntor. Mesazhi i kësaj dite: Të ecim të bashkuar njëri me tjetrin, të bashkuar me Europën, drejt idealeve tona kombëtare.” thuhet me tej ne kete mesazh.

Sipas tij viti 2013“>2013 do të jetë një vit i bekuar për shqiptarët. Vit në të cilin kryeministri premton përsëri rritje pensionesh dhe rrogash.

“Ne presim vitin 2013“>2013 me besim të madh, me shpresë e të sigurt se do të jetë një vit më i mbari në historinë tonë. Një vit, në të cilin rritja ekonomike do të vazhdojë, një vit në të cilin ne, me zgjedhje të lira e të ndershme, do të gjendemi më pranë aspiratave dhe idealeve tona europiane. Një vit, në të cilin projekti ynë: Të bashkohemi njëri me tjetrin, të bashkohemi me Europën, do të kapë horizonte të reja. Një vit, në të cilin punësimi i shqiptarëve do të jetë përparësia më madhore. Rritja rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike do të vazhdojë.” perfundon urimin kryeministri Berisha.

Lini një koment