Arrin në Kosovë Hajredin Balaj
Hajredin Balaj, i cili është liruar nga Tribunali i Hagës ka arritur në aeroportin e Prishtinës.
Ai me këtë rast ka thënë se vjen në Kosovë pas dhjetë vjet heqje lirie padrejtësisht dhe ka shtuar se nuk mund ta gëzojë lirinë përderisa shokët e tij gjenden nëpër burgje.
Për ta pritur Hajredin Balën kanë dalë kryetari i veteranëve të UÇK-së, Muharrem Xhemaili, deputeti Rexhep Selimi, Faik Fazliu dhe familjarë.
Në nëntor, 2005, Tribunali e dënoi Balajn me 13 vjet burg, kinse për pjesëmarrje në vrasjen e 11 robërve në kampin e UÇK-së në Llapushnik, raporton KTV.
Dy vjet më pas, vendimin e konfirmoi kolegji i Apelit të Tribunalit, duke refuzuar ankesën e Balajt, i cili u dërgua në Francë për të vajtur dënimin./Indeksonline/