Ambasadorja ndryshe!
Për dallim prej Christopher Dellit, ambasadorja e re e Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, po punon në një mënyrë krejt tjetër.
Ajo është kursyer shumë nga deklaratat publike dhe nuk është vërejtur të ketë agjendë ditore të punës me Qeverinë, Presidencën dhe Parlamentin – raporton Express.
Ajo ka vizituar gati të gjitha paritë politike dhe institucionet shtetërore. Rrallëherë ka pranuar pyetjet e gazetarëve.
Por, në një intervistë televizive, ajo kishte treguar qëndrimin e Ambasadës në raport me Lëvizjen e Albin Kurtit. Ka thënë se amerikanët nuk do të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen, për aq kohë Albin Kurti me shokë nuk heq dorë nga përdorimi i dhunës.
Madje, Jacobson ka deklaruar se lideri i Vetëvendosjes kishte kërcënuar ish-Sekretaren Madeleine Albright me protesta, nëse kjo e fundit përfshihet në privatizimin e ndërmarrjeve publike në Kosovë.