Kalo te lënda

Pushuesit e Brezovicës që 48 orë pa rrymë

Brezovica-645x400E ashtuquajtura “Zona e pushimit”, në Brezovicë ka mbetur pa energji elektrike që 48 orë.

Pushuesit, që në këtë vikend kanë zgjedhur Brezovicën për rekreacion kanë boshatisur vend pushimoret e tyre, ngase nuk kanë rrymë.

Zyrtar të Korporatës Energjetike të Kosovës, thonë se, nuk bëhet fjalë për reduktime të energjisë, po për prishje në rrjet.

Zëdhënësi i KEK, Viktor Buzhala, tha për Indeksonline se bëhet fjalë për prishje. Sipas tij deri të prishja ka ardhur si rezultat i borës së mardhe që ka renë. Ai pohoi se ekipet e KEK janë duke punuar që të rikthehet rryma.

“Ekipet e KEK-ut po bëjnë gjithçka që problemi të evitohet sa më shpjet. Brenda dy orëve do të sanohet problemi. Koha është shumë e keqe në Malet e Brezovicës, dhe dëbora ka shkaktuar probleme të mëdha në rrjeti”, tha zëdhënësi i KEK-ut.

Lini një koment