Kalo te lënda

Policia apelon për kujdes me mjetet piroteknike

f_1230092421977_mPolicia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të përdorin në mënyrë të kontrolluar mjetet piroteknike gjatë shënimit të festës së Vitit të Ri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Baki Kelani ka thënë për Kohën Ditore se PK-ja ka përgatitur urdhrin operativ, i cili ka të bëjë me ruajtjen e sigurisë publike gjatë kohës së ndërrimit të motmoteve.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që përdorin mjete piroteknike, që ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të kontrolluar dhe të mos e bëjnë në ambiente ku mund të shkaktojnë incidente tek personat e tjerë”, ka thënë Kelani. Transmeton Koha.net .

“Policia ka përgatitur urdhrin operativ, i cili u dedikohet të gjitha drejtorive rajonale dhe që ka për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, shtimin e prezencës së zyrtarëve policorë nëpër sheshe dhe lokacione ku mund të ketë manifestime gjatë festës”, tha ai.

Lini një koment