Kalo te lënda

Nëse AAK merr qeverisjen puna do të filloj në orën 07:00

Uten navnNënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin që po e lëmë pas duke përmendur tri arsye: përmbylljen e pavarësisë së Kosovës, shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe lirimin nga Haga të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Isufi për “Lajm” ka thënë se në rast se AAK-ja do të hyjë në qeveri gjatë vitit 2013 do të rritet mirëqenia, siguria dhe besimi i qytetarëve në institucione.

“Oferta jonë është serioze dhe e pranueshme duke ditur aftësitë menaxhuse të z. Haradinaj, duke pasur besimin e qytetarëve me 18.2 për qind në kohën kur shkoi në Hagë dhe duke ditur nevojat e qytetarëve për ndryshime pozitive”, ka thënë Isufi.

Sipas Isufit, nëse marrëveshja për koalicion me PDK-në arrihet atëherë menjëherë do të vërehen ndryshimet.

“ Nëse do të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje PDK- AAK, që nga dita e parë do të vërehet dinamika, do të fillojë puna në ora 07:00, do të ketë disiplinë në të gjitha institucionet, do të jepet llogari për të arriturat dhe dështimet, do ndëshkohen ata që si përmbushin objektivat, do të luftohet korrupsioni, do të rritet gjendja e sigurisë, do të shtohet besimi në institucione”, theksoi Isufi.

Isufi ka thënë se AAK-ja ka plan për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës, por sipas tij kjo duhet të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar./Indeksonline/

Lini një koment