Nata e Vitit të Ri: Sa do të paguhen këngëtarët?
Nga 2 mijë euro deri në 7 mijë euro do të lëvizin çmimet, me të cilat do të paguhen këngëtarët e skenës shqiptare të cilët do të performojnë nëpër evente të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë.
“Panorama Plus” ka zgjedhur një listë të disa prej këngëtarëve më të kërkuar të cilëve ua kemi mësuar dhe shifrën e pagesave për mbrëmjen e ndërrimit të viteve.
Kështu, këngëtarja e njohur Genta Ismajli do të këndojë në diskotekën “Insomnia” në Zvicër dhe për këtë mbrëmje do të paguhet 3 mijë euro.
Dafina Zeqiri do të paguhet gjithashtu 3 mijë euro dhe së bashku me Adrian Gaxhën dhe Florianin do të këndojnë në diskotekën “Rinora4”, po ashtu në Zvicër dhe do të paguhen 4 mijë euro.