Mendonte se do të ishte beqare e dëshpëruar përgjithmonë
Këngëtarja e suksesshme Kelly Clarkson ka shpërthyer në vaj kur Brandon Blackstock i propozoi fejesë.
“Ishte propozimi i ëndrrave, shumë romantike. Dhe po, ajo qau”, tha miku i saj.
I fejuari i saj ka qenë në kontakt të vazhdueshmë me argjentarinë pasi kërkonte që unaza të ishte e punuar në mënyrë perfekte për gishtin e Clarkson.
Asaj padyshim që i pëlqeu, dhe jo vetëm që tha po, por gjithashtu publikoi një foto për t`ua treguar fansave.

“Të gjithë ata që po më pyesnin për unazën time të fejesës, ja ku është. Ajo është e punuar me diamante të verdhë dhe është dizajn i Brandon-it. Ai bëri një punë të mrekullueshme. Spo më pritet të punojë unazën e tij tashmë”, shkroi ajo.
Para se të dilte në rrugën e saj Blackstock, Kelly pati menduar se ajo do të jetë e detyruar të këndojë këngë për ndarje gjatë gjithë jetës së saj.
“Kelly ka pas një fillim të vështirë me dashuritë. Por Brandon ja ka vlejt të pritet. Ajo vërtetë pati menduar se nuk do ta gjej askënd për vete dhe se do të jetë beqare përgjithmonë. Por kjo ka ndryshuar. Tani mund ta shihni se sa mirë duket dhe se sa e lumtur është”, vazhdon burimi.