Mbyt djalin, nëna: U lodha duke u kujdesur për të
Patricia Corby një nënë 37 vjeçare në San Diego, vrau djalin e saj Daniel 4 vjeç i cili vuante nga autizmi, duke e mbytur në lavaman të cilin e mbushi me ujë, për të shkuar më pas për të denoncuar veten në stacionin e parë të policisë.
Sapo mbërriti në komisariat ajo deklaroi para agjentit të parë që gjeti, se kishte vrarë djalin e saj pasi ishte e lodhur duke u kujdesur për të.
Së bashku me agjentët shkuan në makinën e saj ndërsa në bagazh ndodhej trupi i pajetë i 4 vjeçarit, i cili ishte i gjithi ujë, ku rreth gojës u gjetën shenja shkume.

Gatë procesit gjyqësor ndaj nënës vrasëse, u dëgjua edhe babai i fëmijës, Duane Corby i cili pranoi se çifti kishte një borxh më se 70 mijë dollarë, të përdorura për kurimin e fëmijës, por shtoi se nuk e kishte kuptuar se e shoqja vuante aq shumë.
Si babai edhe mësuesit pohuan se Daniel kishte shfaqur shenja përmirësimi së fundmi, dhe se arrinte të artikulonte disa fjalë.
Gjykatësi tha, “Patricia donte një fëmijë normal, nuk i shihte progresit e tij. Për të ishte gjithmonë pak. Ndihej sikur as ajo vetë nuk kishte një jetë normale”. Aktualisht gruaja rrezikon 15 vjet burg.