Kalo te lënda

“LDK ka më shumë doktorë shkencash se gjithë qeveria ministra”

Uten navn“Nëse LDK-ja nuk e ka kurajën dhe moralin e nevojshëm politik të respektojë një marrëveshje të cilën e ka nënshkruar, atëherë kjo e fut skenën politike në Kosovë në krizë”, thotë kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Në një intervistë për “Botën sot” Mustafa thotë se LDK insiston në respektimin e marrëveshjes së nënshkruar me PDK-në dhe AKR-në.

“Presidentja në mënyrë eksplicite është palë e marrëveshjes, prandaj i takon edhe asaj të shprehë haptas gatishmërinë për të respektuar dinamikën e reformave që partitë politike arrijnë koncenzusin t’i bëjnë” , thotë Mustafa.

Mustafa nuk është përgjigjur nëse e sheh veten kryeministër të ardhshëm të Kosovës por është i sigurt në fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

“ E them me mburrje se tani LDK-ja në strukturat udhëheqëse dhe në shtatë këshillat e ekspertëve ka më shumë doktorë shkencash dhe njerëz profesionistë sesa e gjithë qeveria dhe koalicioni qeverisës së bashku. Kjo na jep shpresë se LDK-ja do të ofrojë një qeveri kompetente për të çuar vendin përpara drejt zhvillimit dhe integrimeve evropiane” thotë i pari i LDK-së.

Ndërkohë lidhur me idenë e Mustafës për bashkimin e të djathtës, ai thotë se për këtë çështje do të bisedohet në muajt në vazhdim.

“Konkretisht pritet që të ideohet në muajt në vijim pasi të përcaktohen agjendat për finalizimin e reformave kushtetuese dhe zgjedhore dhe caktim të datës së zgjedhjeve”, thekson Mustafa./Indeksonline/

Lini një koment