Ia sheh sherrin Facebook-ut
Manekinia e bukur argjentinase Belen Rodriguez në profilin e saj në Facebook, kishte shkruar se po përgatitet për të udhëtuar me të fejuarin e saj. Dhe kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte kuptuar se banesa e saj në Milano, ishte plaçkitur.
Ajo disa ditë para nisjes, në Facebook kishte shkruar: “Ok! I kam të gjitha dhuratat, të gjitha i kam paketuar. Nisemi brenda dy ditëve. Kanë kaluar pesë vite që nga Krishtlindjet e fundit me familjen time. Jam shumë e lumtur!”. Por mendjelehtësinë e saj e kanë shfrytëzuar hajnat, të cilët banesën saj luksoze e kanë thyer më 23 dhjetor dhe nga aty kanë marrë gjëra të shumta me vlerë.
Mirëpo, ajo që e ka brengosur më së shumti bukuroshen, janë vjedhja e një laptopi, në të cilin besohet se kanë qenë të ruajtura shumë fotografi lakuriqe por edhe videoxhirime seksuale të saj dhe partnerit të saj. “Ajo nuk është brengosur aq shumë për gjërat e vjedhura, përveç laptopit dhe përmbajtjeve që ka në të. “Besohet se aty ka të ruajtura foto shumë të nxehta, por edhe video private të cilat ajo i ka realizuar me të dashurin e saj dhe këto përmbajtje shumë lehtë mund të dalin në publik”, ka thënë një burim i afërt me bukuroshen.
Edhe në të kaluarën modelja seksi ka pasur probleme me vjedhje, e sidomos të fotove dhe videove, ku njëra prej këtyre videove, ku ajo shihet në akte seksuale me një ish të dashur, kishin përfunduar në internet, duke nxitur reagime të shumta për faktin se kur kjo video ishte realizuar, ajo ishte vetëm 17-vjeçare. Edhe pse kjo e kishte turpëruar, prapë kjo kishte ndikuar që ajo të njihej në mbarë botën dhe i kishte ndihmuar që të futej në botën e modelimit dhe famës. Si do që të jetë, pritet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë ndonjë publikim të këtyre materialeve të vjedhura.