Festoni duke konsumuar produkte vendore (Video)
Çdo gjë që ju duhet për të festuar, tani prodhohet në Kosovë.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me 18 kompani vendore, kanë kontribuar në realizimin e një reklame që ka për qëllim promovimin e produkteve vendore.
Me anë të kësaj reklame inkurajohen qytetarët e Republikës së Kosovës, që posaçërisht gjatë periudhës së festive të fundvitit, të jenë të vëmendshëm për produktet që i konsumojnë dhe i blejnë.
Blerja dhe konsumi i produkteve vendore rrit numrin e të punësuarve, ngrit mirëqenien dhe ndihmon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. /Telegrafi/