Sportistja kroate, e dyta më seksi në botë
Zagreb, 29 dhjetor – Pas paraqitjes së saj në Lojërat Olimpike Londra 2012, basketbollistja kroate Antonija Mishura arriti famë në mbarë botën. Bukuria e saj ka bërë për vete edhe redaktorët e shumë gazetave e revistave të cilat e kanë shpallur për sportisten më të bukur në botë. Siç ka deklaruar edhe ajo vet para ca ditësh për gazetën Veçernji list, ajo së shpejti do të braktisë Kroacinë dhe do të vazhdojë karrierën jashtë vendit, jo aq si basketbolliste sa si foto modele.
Portali amerikan AskMen para ca kohësh e renditi kroaten në vendin e 53-të të femrave më të dëshirueshme në botë, kurse portali BuzzFeed i New Yorkut e shpalli tashti për sportisten e dytë më seksi në botë. Para saj portali amerikan e ka renditur në vend të patë futbollisten amerikane Alex Morgan (në foto në brnedi).