Kalo te lënda

Selmanaj: Gjykata Supreme të mos favorizojë vendimet e Milosevicit

f_1229161846862_mKryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, në një prononcim për Telegrafin i ka bërë thirrje Gjykatës Supreme të Kosovës që gjykimi i tij përfundimtar rreth një kontesti pronësor të dy ndërmarrjeve të jetë në interes së qytetarëve dhe Komunës, e jo të favorizohen vendimet e marra në kohën e Milosevicit.

Reagimi i Selmanajt vjen pasi që Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, vendosi t’i marrë si të bazuara provat, duke mundësuar që pronat e Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria” t’i mbesin në pronësi Manastirit të Deçanit.

Selmanaj ka thënë për Telegrafin se vendimi përfundimtar i Gjykatës nuk duhet të mbështesë vendimet arbitrare që marra gjatë regjimit të Milosevicit, në vitin 1997.

“Për neve është një vendim irritues, në rast se vendoset përfundimisht që këto prona t’i lihen Manastirit. Është mirë që ato prona t’i kthehen Komunës, e cila ka shumë nevojë për hapësirë”, ka thënë Selmanaj.

Ai ka vlerësuar se favorizojnë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit, por nuk pranojnë që të ketë vendime të tilla arbitrare. /Telegrafi/

Lini një koment