Rita, vishet për qejfin e saj
Rita Ora nuk brengoset për atë që të tjerët mund të mendojnë lidhur me veshjet e saj. Ajo parapëlqen rrobet në të cilat ndihet rehat, në vend të atyre që të tjerët i thonë se do të duhej veshur.
Këngëtarja që shquhet me stilin e saj të veçantë, insiston se vishet vetëm për qejfin e saj:
“Asnjëherë nuk lejoj që dikush të më flasë lidhur me ndryshimin e imazhit tim. Nuk jam e interesuar në mendimet e të tjerëve për stilin tim të veshjes. Nuk besoj në atë se duhet të kesh një pamje të caktuar për tu bërë i famshëm”.
Rita, 22 vjeçare, poashtu pranon se nuk është plotësisht e kënaqur me trupin e saj, por nuk do të lejojë askë që ta bind për të ndryshuar.