Reagojnë historianët e Deçanit: Manastiri është uzurpator i pronave shqiptare
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, reagon ndaj vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për të legalizuar pronat shoqërore të Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria” në Deçan, të cilat nën masa të dhunshme në vitin 1997, nga regjimi i Slobodan Milosevicit iu dhuruan Manastirit të Deçanit.
Kryesia e LHK “Ali Hadri”, Dega në Deçan, kërkon nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, që të tërheq vendimin dhe pronat në fjalë t’i kthehen Komunës së Deçanit dhe të “mos bie pre e vendimeve antiligjore të Misionit të UNMIK-ut, i cili tashmë në Kosovë nuk ka kurrfarë misioni”.
Dega në Deçan thekson bindshëm, se ato prona shoqërore kurrë nuk kanë qenë dhe kurrë nuk do të jetë prona të Manastirit të Deçanit dhe se Manastiri që nga viti 1999 vetëm ka uzurpuar pronat e popullsisë vendase shqiptare dhe “është zgjeruar dhe rrethuar në dëm të pronave të popullsisë shqiptare”.