Kalo te lënda

Presheva kërkon ndihmë nga Ramush Haradinaj

Uten navnPërfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar ndihmë nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për mos heqjen e Përmendores së UÇPMB-së në Preshevë.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se duhet të përjashtohet agresioni në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se shqiptarët kanë afat që ta largojnë këtë përmendore deri më 17 janar. Daçiq ka thënë se nëse nuk largohet kjo përmendore, ai nuk do të takohet me kryeministrin Thaçi.

Ivica Daçiq ka thënë se nëse shqiptarët e nuk e largojnë këtë përmendore, atëherë ajo do të hiqet me forcë./Indeksonline/

Lini një koment