Kalo te lënda

“Në Eurovision do ta shprehim identitetin tonë dhe të këngës”

f_1229094947229_mEdhe këngëtari Adrian Lulgjuraj ka mohuar se është e vjedhur kënga fituese e edicionit të 51-të të Festivalit të Këngës në RTSH, “Identitet”.
Menjëherë pasi u shpall kënga fituese, serbët reaguan në rrjetet sociale duke bërë krahasime me këngën e Bajagas, “Plavi Safir” (e lansuar në vitin 1988), që ka një ritëm të njëjtë dhe vijë melodike të ngjashme, me dallim që kënga “Identitet” anon më kah rroku me kitarën të vënë në pah, përderisa kënga serbe është më shumë një manifest balade, që nuk ka të bëjë më rokun.

“Do të doja që këto fjalë të mos vazhdonin më tej, por të merreshim më shumë me paraqitjen tonë në Eurosong dhe shpresoj të kemi gjithë Shqipërinë përkrah. Sa për plagjiaturat, do thosha që ne s’kemi nevojë ta bëjmë, pasi kemi kompozitorë dhe këngëtarë shumë të talentuar!”, ka thënë Lulgjuraj në një intervistë për Mapo.

Më tej, këngëtari nga Ulqini ka thënë se përmes këngës “Identitet” kanë dashur të tregojnë “identitetin pothuajse të humbur shqiptar” dhe se shqiptarët kanë nevojë për “mirënjohje, respektin dhe besnikërinë që duhet të kishim trashëguar nga të parët tanë”.

“Urojmë dhe synojmë sa më mirë. Po besoj se me shumë punë do ia dalim të shprehim identitetin tonë dhe të këngës”, i është përgjigjur Lulgjuraj pyetjes se si mendon se do të na përfaqësojë kjo këngë në Eurovision. /Telegrafi/
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=Ivu0DHMC7Gw

Lini një koment