Hefner do të martohet natën e Vitit të Ri
Bukuroshja Crystal Harris ka vendosur të martohet me 86-vjeçarin Hugh Hefner në natën e Vitit të Ri.
Modelja e 26-vjeçare e anuloi martesën me themeluesin Playboy në qershor të vitit të kaluar vetëm disa ditë përpara ceremonisë.
Mirëpo, një vit më pas ata u pajtuan dhe tash planifikojnë që ceremoninë martesore ta zhvillojnë në Shtëpinë e Playboyt gjatë festës.