Gradimet në Polici do t’i nënshtrohen kontrollit parlamentar
Anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri pretendojnë se ministri Bajram Rexhepi ka interferuar drejtpërdrejt në përzgjedhjen e kandidatëve potencialë për gradën e nënkolonelit. Ata dyshojnë se në listën e nënkolonelëve të rinj ka të atillë që kanë qenë duke u hetuar për raste inkriminuese, si dhe asi që kanë punuar për shërbimet sekrete ilegale.
Procesi i avancimit të 16 policëve me gradën e nënkolonelit mund të bëhet subjekt hetimi parlamentar në rast se Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri gjen fakte se në këtë proces ka pasur interferime politike, shkruan sot Koha Ditore. Çka kanë thënë Rexhep Selimi e Anon Quni, si ka reaguar ministri Rexhepi dhe si drejtori i përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, si dhe kush janë të graduarit dhe për çka dyshohen disa prej tyre, e gjeni të plotë në numrin e sotëm të gazetës.