Kalo te lënda

Aranzhim i veçantë edhe te Dheu i Bardhë e Bërnjak

f_1229102006811_mAutoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë i kanë bërë të gjitha përgatitjet që nga 31 dhjetori të fillojnë zbatimin e marrëveshjes mes kryeministrave, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, edhe për dy pikëkalimet, në Bërnjak dhe te Dheu i Bardhë. Sikurse në Jarinje e Merdar, edhe te këto të dyja do të ketë aranzhim të veçantë, që ndryshon nga kriteret e përgjithshme të Menaxhimit të integruar të kufijve.

Siç shkruan Koha Ditore, në këtë mënyrë do të zbatohet pajtimi i parë mes dy kryeministrave, të cilët në tri takime, pos që janë marrë vesh për zbatim të marrëveshjeve të dialogut teknik, janë pajtuar edhe për emërimin e nga një zyrtari që do të përfaqësonte vendet në kryeqytetet e njëra – tjetrës.

Burimet e gazetës kanë shpjeguar se, sipas përgatitjeve, në Bërnjak, autoritetet e policisë së Serbisë do të afrohen dhjetë metra afër pikës doganore që ka aktualisht Kosova, ndërkaq te Dheu i Bardhë janë autoritetet e Kosovës që do të afrohen në të njëjtën distancë të pikës kontrolluese që aktualisht ka Serbia.

Ndërkaq, zyrtarë evropianë të akredituar në Kosovë kanë pranuar se ky aranzhim nuk është integrim i menaxhuar i kufirit, ngase nuk zbaton kriteret e këtij programi. /Telegrafi/

Lini një koment