Anjeza, e dashuruar me londinezin Pol
Anjeza Shahini, konkurroi ne Festivalin e 51-të të Këngës në RTSH, me kengen “Love” , ku mori çmimin e dytë.
Ndonese nuk doli fituese, Anjeza prapë ndihet e lumtur, sepse titulli i kenges përkon me momentet speciale që ajo po kalon në jetë.
Kengetarja nuk e fsheh që është e dashuruar me një djalë nga Anglia të quajtur Pol, me të cilin njihet prej dy vitesh, por ende refuzon të flasë për këtë histori.
Tashmë që sapo ka kaluar zhurma e festivalit, ku Anjeza ishte pse jo pretendente për çmim të parë, me një këngë shumë të bukur dedikuar dashurisë së vërtetë, ajo po përgatitet të udhëtojë drejt Londrës më 13 janar, për të qenë pranë tij, djalit që s’ka lidhje me artin dhe që është i angazhuar me politikë, njofton ”Panorama”. Ndonëse lidhja nuk është bërë ende zyrtare, këngëtarja veç ka konfirmuar se po jeton një dashuri të vërtetë me një të huaj.