Kalo te lënda

Anëtarësimi i Kosovës në NATO varet nga vullneti politik

f_1229150508362_mAnëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO varet nga vullneti politik i shteteve anëtare të saj. Por, sa më shpejt ta ketë Kosova ushtrinë, aq më e shkurtë do të jetë rruga e saj drejt NATO-s, ka thënë ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga themelimi i ushtrisë së Republikës së Kosovës, pasi që kjo ushtri nuk do të krijohet për ta cenuar dikë, por fillimisht për të siguruar paqe të qëndrueshme brenda shtetit, e më pas për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë”, ka deklaruar Çeku për “KosovaPress”.

Duke folur për rishikimin e kësaj force dhe kalimin e shpalljen e saj si ushtri, ai është shprehur i bindur se viti 2013 do të jetë vit i themelimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë tha se do ta bëjnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç i kanë koordinuar punët deri më tani. /Telegrafi/

Lini një koment