YouTube pezullon me miliarda ‘klikime të rreme’
Kompani të mëdha të incizimeve kanë humbur me miliarda shikime të videove në YouTube pasiu konstatua se shumë vizita në të kanë qenë të rreme.
Goditjen më të madhe e ka pësuar “Universal”,pjesë e së cilës janë Rihanna, Nicki Minaj dhe Justin Bieber, kompani e cila humbi më shumë se një miliard vizita nga shtatë miliardë sa kishte në total.
Kompania e dytë më e goditur është ajo e “Sony”-t, pjesë e së cilës kompani janë yje si Alicia Keys, Rita Ora dhe Labrinth, e cila ka humbur mbi 850 milionë vizita në vetëm një ditë.
Në ditët e sotme, numri i vizitorëve në YouTube po konsiderohet si një top-listë jo-zyrtare, ndërkaq, çdo dyshim se kompani të mëdha incizuese janë duke përdorur taktika për të rritur numrin e vizitave në videot e tyre, mund të kërcënojë edhe kredibilitetin e artistëve.
Këto rënie në vizita erdhën pasi YouTube kreu një auditim në shifrat e saja të shikueshmërisë që kishte për qëllim luftimin e teknikave për ‘shikime të rreme’. /Dukagjini.com
Rita Ora – Shine your light
http://www.youtube.com/watch?v=vTAn0BAEQ1c&feature=player_embedded

