Thaçi ka ofertën më afirmative për serbët e veriut
Prishtina – Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se në takimin e ardhshëm me Ivica Daçiqin ka ofertën më afirmative për serbët e veriut. Ky takim është planifikuar të mbahet më 17 janar.
Thaçi, siç njoftojnë mediet serbe, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se “dialogu është e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë e Kosovës e “vijat e kuqe” për të janë “mos shkelja e Kushtetutës dhe e ligjeve të Kosovës”. Në vërejtjen e se po kështu thotë Serbia për Kushtetutën e vet, Thaçi ka thënë se “pavarësia e Kosovës ka qenë dhe është kompromisi ynë” dhe ka shtuar se “nuk ka kompromis me sovranitetin”.
Ai ka vlerësuar se tri takimet deritashme me Daçiqin në Bruksel kanë qenë korrektë e pozitivë, sidomos kur bëhej fjalë për zbatimin IBM-së.
Në pyetjen se çfarë mund të ofrojë më së shumti Prishtina për veriun Kosovës dhe a ka qenë kjo njëra nga temat e debatuara me Daçiqin, ai ka thënë se me Daçiqin do të flasë për mundësinë e largimit të shpejtë të strukturave të sigurisë dhe me këtë rast “do të paraqes ofertën më afirmative për qytetarët serbë në veri”.
“Ata do të gëzojnë të drejta të njëjta edhe në jug edhe në veri, nuk do të ketë standarde të dyfishta, ata do të kenë të drejta të barabarta”, tha Thaçi.