Sinan Hoxha futet në Big Brother në Australi
Këngëtari Sinan Hoxha këto ditë të ftohta dhjetori ka qëndruar në Australi. Veç kohës që ka preferuar për të shijuar plazhet e mrekullueshme të këtij vendi, kemi mësuar se Sinani ka qenë i ftuar special në shoun e njohur ndërkombëtar “Big Brother”.
I ekzaltuar nga ky vend ëndrrash, siç e ka quajtur ai në komentet e bëra në Facebook, Sinani ka postuar edhe foto ku shihet në shtëpinë e Big Brother Australia.
