Kalo te lënda

Shkelje e rrezikshme e të drejtave të njeriut

thAvokati i Popullit, Sami Kurteshi duke folur për incidentin që ndodhi në të ashtuquajturën “Nata e Seksit”, ka përsëritur se aty u shkelën të drejtat e njeriut.

“Demolimi i skenës së Kosovo 2.0, ka qenë shkelje e rrezikshme e të drejtave të njeriut” ka thënë Kurteshi në KTV.

Ai ka thënë se e kanë përcjellë me vëmendje këtë rast si çdo rast tjetër në Kosovë.

Sipas tij, ata që shkaktuan incidentin atë natë, janë grupe të caktuara të njerëzve, të cilët janë të etur për pushtet.

Kurteshi ka thënë se organet e rendit dhe ligjit në Kosovë duhet të bëjnë më shumë rreth kësaj çështje./Indeksonline/

1 Koment »

Lini një koment