Kalo te lënda

Sejdiu: Të rrëzohet kjo qeveri

Uten navnDardan Sejdiu, anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, ka thënë se sa më shpejt dueht të bashkërendohen forcat opozitare në Kosovë dhe të rrëzohet kjo qeveri.

Sejdiu ka thënë në KTV se viti 2012, shënon degradimin e shtetit të së drejtës. Sipas tij, në shtetin e së drejtës vendimet e gjykatës duhet të zbatohen dhe të dënohen të akuzuarit.

“Xhabir Zharku si zotni në aeroport del e ikë, kurse ministri Bajram Rexhepi thotë se fajin e kanë gjykatat” ka thënë Sejdiu.

Dardan Sejdiu ka thënë se Kosova është kalb, pasi që njerëzit që e udhëheqin këtë vend kanë manipuluar me gjënë më të shenjtë, me votën.

Lini një koment