Kalo te lënda

Nuk jap dorëheqje

bajram-rexhepiSi duket të gjithë ministrat “i tuten” shefit të tyre kryeministrit, Hashim Thaçi.

Pas Hajredin Kuçit, i cili ka deklaruar se nuk mund të jetë zëvendës i dikujt tjetër, përveç kryeministrit Thaçi, tani edhe Bajram Rexhepi, ka treguar respektin për shefin e tij.

Ai në RTK ka thënë se do të jap dorëheqje vetëm kur t’i mbushet mendja ose nëse e shkarkon kryeministri Thaçi.

Duke folur për skandalin e pasaportave, ministri Rexhepi ka thënë se mezi pret të dijë se kush janë ata zyrtarë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Rexhepi nuk ka lënë pa lavdëruar punën e ministrisë që ai drejton. Ai ka thënë se Ministria e Brendshme ka punuar më së shumti dhe se është ndër me dinamiket, ka shumë rezultate, duke pranuar se mund të ketë dështime./Indeksonline/

Lini një koment