LDK-ja e ka organizuar luftën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka treguar se si është penduar për voton që i ka dhënë presidentes që të zgjidhet në postin që është.
Ndërkaq Gashi duke folur për LDK-në në një debat në RTK, ka thënë se ajo më së pari i ka përdorur institucionet e rrugës si mjet politik.
“LDK-ja i ka organizuar protestat në të 90-at, LDK-ja e ka organizuar luftën në të 90-at …”, ka thënë Gashi.
Ndërkaq ka shtuar se metoda e bojkotit i ka shërbyer mirë, presidentes. “Bojkoti e ka edukuar politikisht presidenten sepse ajo e ka pa që nuk e përfaqëson vullnetin e popullit”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, presidentja është shndërruar në mburojë të kryeministrit Thaçi.
Kurse interpretuesi i të Drejtës Kushtetuese, Korab Sejdiu ka thënë se presidentja nuk e ka shkelur as Kushtetutën as Marrëveshjen meqë nuk ka qenë nënshkruese por prej saj pritet dorëheqja si akt moral.