Kalo te lënda

Lavdërohet Dulla: Viti 2012, i bereqetshëm

Uten navnViti 2012 ka qenë një vit i bereqetshëm për Këshillin e Rinisë Evropiane të Kosovës. Gjatë viti, ky këshill ka realizuar konferenca të shumta brenda dhe jashtë vendit, lidhur me problemet që sot janë preokupim i rinisë kosovare, gjithë andej vendit.

Drejtuesit e këtij këshilli kanë thënë se kanë adresuar të gjitha çështjet rinore në institucionet vendore e ndërkombëtare, në mënyrë që t’iu ofrojmë zgjidhje të pranueshme për gjitha çështjet që ne konsiderojmë që janë me interes vital për rininë tonë dhe gjithë shoqërinë në përgjithësi.

“Fokusi ynë me prioritet të veçantë është drejtuar aty ku rinia jonë po hasë në vështirësi të shumta në shumë procese të ndjeshme të shtetndërtimit, papunësia, siguria e tyre në shkolla,mospërdorimi substancave narkotike nga ata, delikuenca mos arsimimi i duhur në zonat rurale e që vazhdon të jetë prioritet dhe brengë e jona edhe në vitin vijues, KREK-u është angazhuar që në kuadër të debateve dhe punëtorive të shumta që janë organizuar në shumicën e komunave të Kosovës me pjesëmarrës të rinj dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës si objekt primar të kenë trajtimin e problemeve të shumta të të rinjve që jetojnë në Kosovë” theksoi Avdullah Hasani, President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës./Indeksonline/

Lini një koment