Kalo te lënda

Kurti: Vdekja e Dino Asanajt, e dyshimtë

largea_albin-kurti-22n1356638812Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ngritur dyshime lidhur me vdekjen e ish-kreut të AKP-së Dino Asanaj.
“Dino Asanaj ka pas shumë se çka të tregoi. Është e dyshimtë se si ai u varros menjëherë të nesërmen, edhe në një aksident trafiku nevojiten 48 orë të varrimi” ka thënë Kurti në Jeta në Kosovë.
Ai ka thënë se është e çuditshme se si as familjarët e tij, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë të vetme për këtë.
Albin Kurti ka thënë se dy njerëzit kyç të procesit të privatizimit në Kosovë, “janë zhdukur”, pasi sipas tij Dino Asanaj është nën dhe, kurse Ahmet Shala, është në dhe të largët, pasi do të dërgohet ambasador në Japoni.

Lini një koment