Kalo te lënda

Hoxhaj: Thaçi i pazëvendësueshëm

Enver-Hoxhaj-Kryediplomati2Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj anëtar i kryesisë së PDK-së, thotë se edhe në këtë Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, nuk do të ketë kundër kandidat për Hashim Thaçi.

Në struktura të reja udhëheqëse të partisë, ai konsideron se mund të vijnë vetëm si anëtarë të Këshillit Drejtues.

Hoxhaj në RTV-21 ka thënë se Thaçi është preferenca e tij.

“Strukturat udhëheqëse në parti do të ketë në Këshill Drejtues, personalisht mendoj se lideri i Kosovës duhet të jetë prapë Hashim Thaçi pasi është i dëshmuar përtej Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kandidatura, sipas tij varet nga anëtarët nëse duan të garojnë me Thaçin.

“Nëse ka në PDK njerëz që mendojnë se do të jenë kandidatë seriozë për kryetar, atëherë i mirëpresim, u takon atyre që të vendosin nëse do ta sfidojnë z.Thaçi. Personalisht vota ime do t’i shkojë liderit aktual”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj edhe në zgjedhjet e kaluara të PDK-së, nga të cilat Thaçi ishte zgjedhur kryetar pa kundërkandidat, kishte folur me një gjuhë poetike për Thaçi.

Fjalia e tij e famshme “Të gjithë do të vdesim e do të bëhemi hi, emri i Hashim Thaçit do të rrojë përherë”, ishte diskutuar një kohë të gjatë në opinion./Indeksonline/

Lini një koment