Haradinaj: Krasniqin e kam shumë mik
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sot nga qyteti i Fierit marrëveshjen e nisur me kryeministrin aktual, Hashim Thaçi, që ai të kthehet në qeveri, pasi Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm, për akuzën e krimeve të luftës ndaj serbëve, në kohën që ishte komandant i UÇK-së.
“Kemi fillim të mbarë, shpresoj të vijojë kështu marrëveshja me Thaçin”, tha Haradinaj, transmeton BW.
Ndërsa i pyetur për deklaratat e fundit të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, Haradinaj ka dashur të komentojë shkurt: “E kam shumë mik”.
Haradinaj ka zhvilluar sot takime me Këshillin Bashkiak të qytetit të Fierit./Indeksonline/